Statuti
§ 1. Emri dhe vendndodhja
Shoqata e studentave Shqiptarë është themeluar më date 10 Prill 2007. Shoqata mban emrin “AlbAix–Albanischer Studierendenvereinin Aachene.V” dhe qendrën e ka në Ahen. Ajo është e regjistruar në regjistrin e përgjithshëm të shoqatave.
§ 2. Qëllimi i shoqatës
I. Organizimi dhe mbështetja e studentëve Shqiptarë kudo që ndodhen në Gjermani, dhe veçanërisht në Ahen.
II. Shoqata ka për detyrë të mbrojë interesat (sociale, kulturore, shkencore) e studentëve Shqiptarë në shkollat e larta në Ahen. Gjithashtu ajo mbron e ndihmon studentat Shqiptarë në nevojat e tyre.
III. Mbajtja, promovimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me atdheun.
IV. Zhvillimi dhe integrimi i studentëve në jetën akademike, çka realizohet nëpërmjet programeve të ndryshme sociale.
V. Ndihmë (këshillim dhe orientim) në çështjet studentore nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet e shoqatat e tjera studentore.
VI. Përkujdesja e marrëdhënieve ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes aktive në diskutime, leksione, ekskursione e aktivitete sportive.
VII. “AlbAix – Albanischer Studierendenverein e.V in Aachen” ndjek ekskluzivisht dhe drejtpërsëdrejti qëllime bamirësie, ashtu siç kuptohet nga seksioni “qëllime të privilegjuara nga taksat” të kodit tatimor gjerman. Shoqata është vetëmohuese aktive dhe nuk ndjek në as edhe një mënyrë qëllime ekonomike për përfitim vetjak.
§ 3. Anëtarësimi
I. Çdo individ fizik ose juridik mund të bëhet anëtar mbështetës i shoqatës.
II. Të gjithë studentët e regjistruar në shkollat e larta të Ahenit, të cilët ndjekin një program universitar, pasuniversitar ose bëjnë punë shkencore, mund të bëhen anëtarë të rregullt me të drejta të plota të shoqatës.
III. Pranimi në shoqatë bëhet nëpërmjet një kërkese nga vetë individi i interesuar. Kryesia e shoqatës vendos mbi pranimin ose refuzimin e kërkesës.
IV. Të gjithë anëtarët e shoqatës janë subjekt të statutit të shoqatës.
V. Kryesia mund të emërojë anëtarë nderi.
VI. Anëtarët e rregullt kanë të drejtë vote dhe mund të emërohen e zgjidhen në çdo pozicion të shoqatës.
VII. Anëtarët mbështetës nuk kanë të drejtë vote.
§ 4. Përfundimi i anëtarësisë
I. Anëtarësimi përfundon në rast të:
a. Vdekjes së anëtarit
b. Dorëheqjes së anëtarit
c. Përjashtimi të anëtarit
II. Nëse një anëtar shkel statutin ose qëllimet e shoqatës, nëse deklarohet si fajtor ndaj një shkeljeje të rëndë që ndikon në miqësinë midis anëtarëve, atëherë anëtari mund të përjashtohet përgjithmonë nga shoqata. Për përjashtimin e anëtarit vendos kryesia nëpërmjet një votimi me shumicë 2/3.
III. Dorëheqja e një anëtari nga shoqata mund të bëhet në çdo kohë. Anëtari ka për detyrë të njoftojë kryesinë për vendimin e tij.
IV. Me dorëheqjen ose përjashtimin e një anëtari të gjitha të drejtat e tij në lidhje me shoqatën dhe pasurinë e saj pushojnë së ekzistuari. Të gjitha pasuritë e shoqatës duhet t’i rikthehen asaj.
§ 5. Kontributi
I. Anëtarët e rregullt paguajnë një kontribut dhe një tarifë pranimi. Shuma e të cilës vendoset nga asambleja e përgjithshme. Kryesia mund të vendosi ndryshe në raste të veçanta.
II. Fondet e shoqatës mund të përdoren vetëm për qëllime statutore. Anëtarët nuk mund të marrin donacione nga fondet e shoqatës.
III. Nëse një anëtar nuk paguan brenda një afati kohor prej tre muajsh, përkundrejt kërkesës së vazhdueshme të pagimit, atëherë anëtarësia e anëtarit mund të përfundojë.
IV. Asnjë person nuk mund të favorizohet nga shpenzime të tjera të huaja që nuk kanë për synim shoqatën. Një shpërblim i lartë jo proporcional është gjithashtu i ndaluar.
§ 6. Kryesia e shoqatës
I. Anëtarët e rregullt zgjedhin kryesinë e shoqatës. Kryetari përzgjidhet nga kryesia me një shumicë vote prej 2/3.
II. Kryesia e shoqatës përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe llogaritari. Këto pozicione vendosen nga kryesia.
III. Kryesia është gjithashtu e lirë të emërojë një përgjegjës kulturor dhe sportist, një përgjegjës social dhe një përgjegjës për marrëdhëniet me punët e jashtme. Përgjegjësat nuk janë pjesë të kryesisë.
IV. Zgjedhja e kryesisë bëhet çdo vit gjatë mbledhjes së përgjithshme. Rizgjedhja e anëtarëve të kryesisë është e lejuar. Nëse një anëtar i kryesisë largohet gjatë mandatit, atëherë duhet të thirret menjëherë një votim i ri.
V. Kryetari ka mundësinë, që sipas pëlqimit ti besojë detyra e funksione të veçanta anëtarëve të tjerë. Këto funksione e detyra nuk duhet të kenë të bëjnë me përfaqësimin e shoqatës në botën e jashtme.
VI. Kryetari dhe zëvendëskryetari përfaqësojnë shoqatën brenda dhe jashtë gjykatës. Gjithkush është i autorizuar të përfaqësojë.
VII. Në mënyrë që një anëtar të kandidojë për një post në kryesi, kandidati duhet të jetë prej së paku gjashtë muajsh anëtar i shoqatës. Gjithashtu, kandidati duhet të jetë minimalisht në semestrin e tretë të studimeve, të ketë marrë pjesë aktivisht në projektet e shoqatës si dhe të ketë treguar elementë kyç të angazhimit, punës në grup dhe besueshmërisë.
VIII. Kryesia mblidhet bashkarisht një herë në muaj. Një mbledhje e jashtëzakonshme mund të thërritet nga kryetari, zëvendëskryetari ose nëpërmjet një kërkese nga të paktën 1/3 e
anëtarëve të kryesisë.
IX. Heqja e një detyre, posti zyrtar mund të bëhet vetëm me një vendim unanim të të gjithë anëtarëve të tjerë të kryesisë.
§ 7. Mbledhja e përgjithshme
I. Mbledhja e përgjithshme organizohet të paktën një herë në gjashtë muaj. Data caktohet në mbledhjen e fundit të kryesisë dhe mund të thërritet vetëm prej tij. Data shpallet me shkrim.
II. Çështjet e rregullta dhe kryesore të mbledhjes dhe të diskutimit të mbledhjes së përgjithshme janë:
a. Raporti gjysëm vjeçar
b. Raporti financiar
c. Kërkesa për projekte të reja
III. Protokollet e mbledhjeve të shoqatës arkivohen në arkivën e shoqatës. Protokollet duhen firmosur nga drejtuesi i mbledhjes dhe nga protokollari.
IV. Statuti i shoqatës mund të ndryshohet vetëm gjatë mbledhjeve të përgjithshme me një votim shumice të pjesëmarrësve prej 2/3.
§ 8. Shpërbërja e shoqatës
I. Shpërbërja e shoqatës mund të bëhet vetëm gjatë mbledhjes së përgjithshme me një votim
shumice prej 4/5.
II. Në rast të shpërbërjes së plotë të shoqatës, ose nëse qëllimi i privilegjuar tatimor pushon, pasuritë e shoqatës transferohen tek organizata e bamirësisë “Illyria Kinderhilfe e.V.” në
Tiranë/Shqipëri.
III. Të gjithë anëtarët themelues të shoqatës ranë dakord mbi këto nene të shoqatës.