Shoqata

AlbAix e.V.

Një historik i shkurtër i shoqatës sonë.

AlbAix e.V. është një nga shoqatat e para studentore në Gjermaninë perëndimore, e cila u themelua në vitin 2007 nga studentët me iniciativën e tyre. Emri i klubit është i përbërë nga fjalët Alb, si një shkurtim i fjalës Albania dhe Aix, si pjesë e emrit francez të qytetit të Aachen (Aix-la-Chapelle). Aachen është qyteti ku u themelua shoqata dhe njëkohësisht vendndodhja kryesore për ngjarje dhe takime të rregullta.

Pas një kohe joaktiviteti, shoqata u riorganizua në 2013, kur dhe u zgjodh një bord i ri. Që nga ajo kohë, ndër të tjera, është organizuar një festival për ditën kombëtare shqiptare për studentë dhe ka filluar një bashkëpunim me shoqatën e studentëve shqiptarë ‘Vlera’ në Bruksel.

Për më tepër, ekskursione të ndryshme, të tilla si vizita e Atomiumi në Bruksel u ndërmorën në kuadrin e trajnimeve kulturore.

Gjithashtu, në vitin 2018 shoqata mori pjesë në fushatën për mbledhjen e fondeve “Misioni: Sytë e Ndritshëm të fëmijëve ” për blerjen e dhuratave të Vitit të Ri për fëmijët në Kosovë.

Një tjetër aktivitet interesant dhe promovues ishte një mbrëmje kulturore në bashkëpunim me Qendrën Ndërkulturore të Studentëve të Aachen (INCAS). Eventi që u organizua përfshiu një prezantim për Shqipërinë, shpërndarjen e ushqimeve tradicionale, prezantimin e një veshje popullore shqiptare dhe një valle popullore.

Pas ngjarjes së trishtuar të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 në Shqipëri, shoqata jonë u mobilizua në mbledhjen e fondeve në ndihmë të familjeve të prekura. Me ndihmën e gazetarëve të universitetit RWTH Aachen dhe të rrjeteve sociale, ne arritëm që të mblidhnim një shumë modeste e cila më pas iu dërgua nismës “Fundjavë ndryshe”.

Përpos këtyre eventeve të mëdha ne organizojmë shpesh takime për një kafe, për një gotë birrë ose për një grill në park – për të kaluar disa orë mes miqsh e mikeshash, për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për të folur shqip.

Duke qenë se jemi shoqatë studentore e Universitetit RWTH Aachen kemi dhe një abonim për Beachvolleyball në fushat e volejbollit të universitetit. Kështu, gjatë verës, kur dhe moti premton, një tjetër aktivitet për ne është dhe ky.

Sponsorët