AlbAix - Shoqatë studentore në Gjermaninë perëndimore bazuar në Aachen (Ahen)

SHKURTIMISHT

- 01

ORGANIZIMI

Ne mbështesim studentët shqiptarë nëpërmjet planifikimit dhe organizimit të eventeve kulturore. Anëtarët e rinj janë të mirëseardhur të na bashkohen dhe sigurisht të kontribuojnë me idetë e tyre.

- 02

PËRFAQËSIMI I INTERESAVE

Në shoqatën tonë janë të përfshirë studentë dhe punonjës të degëve nga më të ndryshmet. Për rrjedhojë ju mund të na kontaktoni me pyetje në lidhje me degën tuaj të studimeve, për gjetjen e një pune në Gjermani apo për pytje të tjera praktike për jetën këtu.

- 03

NDIHMË

Shoqata jonë e sheh veten si gojëdhënëse të studentëve shqiptarë dhe njëkohësisht përpiqet të afrojë vendin dhe kulturën shqiptare me bashkëqytetarët tanë.

RRETH NESH

Në gjuhën gjermane ka një fjalë shumë të bukur, kuptimplotë, për të cilën cdokush ka përkufizimin e tij. HEIMAT – një përkthim i përafërt do ishte shtëpia e zemrës – mund të përshkruajë një koncept gjeografik, një vend idilik diku mes malesh, vendin ku ke lindur, vendin ku ke kaluar fëmijërinë – përkufizime të tilla janë të shumta. Për shumë nga ne HEMIAT-i jonë është Shqipëria.

Gjatë shekullit të kaluar shumë familje shqiptare kanë lënë shtëpitë e tyre, në kërkim të një jetë më të mirë gjetkë nëpër botës. Lufta, shpërngulja, varfëria e së fundmi dhe shkollimi sollën valë të mëdha emigracioni dhe prishën lidhjen midis njerëzve dhe atdheut të tyre.

Apo kjo lidhje vazhdon të ekzistojë ende?!


Fizikisht, kjo nuk është e vërtetë – shumica e anëtarëve tanë janë lindur dhe/ose rritur jashtë Shqipërisë. E megjithatë ne jemi ende fort të lidhur me të.

Për ne është shumë e rëndësishme që kultura dhe gjuha shqipe të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës sonë edhe pse fizikisht larg nga Shqipëria. Misioni ynë është të kujdesemi që të përcjellim këto dy vlera tek të gjithë antarët e shoqatës sonë dhe sigurisht t’i promovojmë ato tek miqtë tanë të nacionaliteteve të tjera.

Duke folur shqip në mbledhjet tona dhe duke prezantuar vendin tonë në evente të ndryshme – ne ruajmë kështu lidhjen me atdheun tonë.

Për të qenë në gjendje të kultivohet kultura, kushtet duhet të jenë të përshtatshme. Kemi kuptuar se e gjithë kjo, pra studimi, puna, zhvillimi si individ dhe integrimi në shoqëri, është i mundur edhe këtu në Gjermani pa humbur kontaktin me atdheun tonë.

EJA MBLIDHUNI KËTU!

ANËTARËSIMI

Nëse doni të na bashkoheni është shumë e thjeshtë! Mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose mund ta na kontaktoni përmes formës që gjeni në këtë website. Ne jemi gjithmonë në kërkim të anëtarëve të rinj për shoqatën tonë.

Kështu ju do të mund të merrni pjesë në takimet tona zyrtare ose jozyrtare, ekskursionet, ngjarjet sportive etj. Ekipi ynë është gjithmonë në krahun tuaj dhe është gjithmonë i hapur për pyetje.